Lajme
Credit Suisse akuzohet se ka shërbyer kriminelët dhe politikanët autokratë
Dokumentet zbulojnë llogaritë e mbi 30,000 klientëve nga e gjithë bota. Raporti thotë se mbështetet në dosje nga 18,000 llogari me vlerë 100 miliardë dollarë
Banka e madhe Credit Suisse fajësohet se ka pasur si klientë për vite me radhë drejtues të diskutueshëm dhe zyrtarë të korruptuar nga bota.
Kjo është bërë e ditur nga rrjeti kërkimor Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP) nën titullin “Suisse Secrets”. Gazetarët e përfshirë u referohen të dhënave të brendshme të bankës, të cilat u janë transmetuar atyre, transmeton albinmfo.ch.
Credit Suisse u ka mundësuar autokratëve, tregtarëve të drogës, kriminelëve dhe të dyshuarve për krime të luftës të depononin në mënyrë të sigurt pasurinë e tyre, shkruan Süddeutsche Zeitung, e cila ishte e përfshirë në hulumtim.
Ndërsa sipas televizionit publik gjerman ARD, i cili po ashtu është i përfshirë në hulumtim, disa anëtarë të familjes së ish-presidentit të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev ishin ndër klientët e Credit Suisse. Familja e Nazarbayev konsiderohet ende jashtëzakonisht e fuqishme dhe me ndikim.
Sipas ARD, mbreti i Jordanisë, Abdullah II, është gjithashtu një nga klientët e bankës së madhe – edhe pasi mediat kishin raportuar për “mbretërinë e tij të korrupsionit”. Një nga llogaritë e tij është ende aktive.
Credit Suisse hedh poshtë akuzat
Në një deklaratë të saj, Credit Suisse hedh poshtë me vendosmëri akuzat dhe pretendimet për “praktikat e supozuara të biznesit të bankës”. Faktet e paraqitura janë kryesisht historike dhe në disa raste shkojnë deri në vitet 1940. Ato bazohen në informacione jo të plota ose selektive dhe të nxjerra jashtë kontekstit. Shumica e llogarive të prekura janë mbyllur para vitit 2015.
Për arsye ligjore, (ligji i mbrojtjes së sekretit bankar) Credit Suisse nuk mund të komentojë mbi marrëdhëniet e mundshme me klientët. Pretendimi ndaj saj është marrë shumë seriozisht dhe hetimi do të vazhdojë me një task forcë të brendshme që përfshin ekspertë të jashtëm të specializuar.
Janë të përfshirë 30,000 klientë nga e gjithë bota
Sipas raportit, dokumentet zbulojnë llogaritë e më shumë se 30,000 klientëve nga e gjithë bota, përcjell albinfo.ch. Raporti me titullin “Suisse Secrets” thotë se mbështetet në dosje nga 18,000 llogari me vlerë 100 miliardë dollarë.
Sipas këtyre të dhënave, kriminelët kanë mundur të hapin llogari apo të mbajnë llogari edhe “në rastet kur banka mund ta dinte prej kohësh se kishte të bënte me kriminelë”.
Sipas të dhënave të brendshme të bankave, të cilat i zbulon raporti, shumë krerë shtetesh dhe qeverish, ministra dhe drejtues shërbimesh inteligjente, si dhe oligarkë e kardinalë, ishin klientë të Credit Suisse.
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës











