Lajme
Bankat kantonale në Zvicër me fitime rekord, mbi 2 miliardë franga
Bankat kantonale akuzohen se kanë “flakur” klientët e tyre
Në gjysmën e parë të vitit 2023, dy të tretat e bankave kantonale në Zvicër dhanë fitime rekord. Në total, rritja e të ardhurave arriti në më shumë se 2 miliardë franga, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, përkundër fitimeve të larta, këto institucione financiare, të cilat janë në pronësi të kantoneve, nuk kanë rritur ndjeshëm normat e interesit të kursimeve.
“Bankat po largojnë klientët e tyre”, tha Sara Stalder, drejtoreshë e Fondacionit për Mbrojtjen e Konsumatorit. “Është e padrejtë që bankat të bëjnë fitime kaq të larta dhe të refuzojnë të rrisin normat e interesit”.
Sipas Shoqatës së Bankave Kantonale, megjithatë, normat e tyre të interesit janë “në përputhje me tregun”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit











