E-Diaspora

Banorët kërkojnë më shumë siguri pas vdekjes së vogëlushit shqiptar

Tashmë banorët e kësaj ane, janë të shqetësuar për fëmijët dhe sigurinë, nëse është e mjaftueshme

Dita e premte ishte e zezë për familjen shqiptare në Zvicër, pasi djali i tyre i vetëm, Zeneli, 4-vjeçar u mbyt në lum. Ai ishte zhdukur një ditë më parë, derisa u gjet pa shenja jete të premten. Ai është nxjerrë në Wilnahern nga lumi Aare.

Tashmë banorët e kësaj ane, janë të shqetësuar për fëmijët dhe sigurinë, nëse është e mjaftueshme, shkruan “aargauerzeitung.ch”.

Nëna e tij Burbuqe nuk mund të ndal lotët, derisa telefoni i saj nuk pushon, pasi humbi fëmijën e vetëm. Ai ishte duke luajtur në një shesh lojërash në Möriken-Wildegg. Përkundër angazhimit të madh, nuk u arrit që të shpëtohej. Zëdhënësi i Policisë, Bernhard Graser, ka thënë se dyshohet që fëmija kishte rënë duke luajtur në Aabach dhe ishte mbytur në lum, përcjell tutje albinfo.ch.

Mobilizimi nga ana e zyrtarëve ishte i madh, por pa sukses. Nëna dhe djali i saj shqiptar kishin shkuar rreth orës 14:00, duke luajtur për disa orë. Nëna ishte e vëmendshme dhe ishte ulur me kolegët e saj. Të gjithë fëmijët ishin kthyer, por jo Zeneli. Ajo në fillim mendoi se është më i ngadaltë, derisa një vajzë e vogël i kishte thënë se ai e kishte lënë biçikletën e tij në trotuar dhe kishte ikur. “U ngrita menjëherë dhe fillova ta kërkoj”, tha nëna. “Isha në të gjitha vendet ku ai e dinte. Por, asgjë, asnjë gjurmë të tij”.

Pse nuk ka mbrojtëse?

Burbuqe M. gjithashtu kërkoi zonën në Aabach. Lumi është 30 metra nga sheshi i lojërave, dhe dy livadhe, por nuk i ruan fëmijët që luajnë në atë zonë. Lumi është i rrëmbyeshëm. “Unë thjesht nuk mund ta kuptoj pse nuk ka mbrojtëse. Kjo është aq e rrezikshme për fëmijët. Unë jam e frikësuar”, ka thënë një grua.

Një banor tjetër vendas kërkoi që autoritetet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të përmirësuar sigurinë e banimit.

Rasti të kujton vdekjen e Cirili 2-vjeçar, i cili vdiq në prill të vitit 2015 në rrugën e tij për Windisch në lum dhe vdiq. Babai i tij e kishte humbur atë në shëtitje. Tre javë më vonë trupi i Cirillit u gjet në hidrocentralin Döttingen-Beznau. Babai ishte dënuar për vrasje me 18 muaj burg dhe u dënua me një gjobë prej 2.000 franga, përcjell tutje albinfo.ch.

Banori mbledh nënshkrime për mbrojtëse

Një banor zviceran dëshiron të mbledh firma për mbrojtëse në Aabach pas vdekjes së Zenelit (4). Matteo Sciacca është i shqetësuar për sigurinë dhe mendon se një aksident i tillë nuk duhet të përsëritet.

Sciacca, i cili jeton me familjen e tij në Aabach, tani dëshiron të mbledhë nënshkrime, siç i thotë “TeleM1”. Edhe në të kaluarën kjo temë ishte ngritur, dhe se, diçka e rëndë mund të ndodhte.

Për Peter Dietiker, kujdestar në Möriken-Wildegg, dhe banorë të tjerë, një mbrojtëse nuk është një zgjidhje. Mbikëqyrja e prindërve është më e rëndësishme. “Edhe një i rritur vështirë të dalë gjallë”, thotë ai.