Futboll
Barcelona kërkon titullin kampion, nëse nuk luhet më!
Barcelona kërkon titullin kampion, nëse nuk luhet më! Sipas gazetës katalanase Sport, Barcelona do t’i kërkojë ligës spanjolle të futbollit t’i dorëzojë titullin kampion nëse kampionati nuk rifillon më për shkak të situatës së rëndë nga koronavirusi. Kur kanë mbetur 11 javë nga fundi i kampionatit, Barcelona po mendon për skenarin që ndoshta La Liga nuk fillon më.
Një nga rregullat ku do të mbështetet është fakti që është shpallur kampione dimri dhe ka luajtur me të gjitha skuadrat deri tani. Duhet theksuar se me këtë situatë kjo është gjëja e fundit që merret në konsideratë, edhe pse fillimisht duhet të shprehet Federata spanjolle.
Ekziston një artikull 118 i federatës që thotë se përballë një situate të jashtëzakonshme, kampionati mund të pezullohet përfundimisht në bashkëpunim me autoritetet përkatëse. Katalanasit për momentin janë në vendin e parë në La Liga, me 2 pikë më shumë se Reali.
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lublanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











