Lajme
Barrierat ekonomike sfidojnë bashkëpunimin tregtar në Ballkan
Marrëdhëniet ekonomiko-tregtare të Kosovës me vendet e rajonit, vazhdojnë të sfidohen me probleme të ndryshme.
Autoritetet në Prishtinë thonë se përjashtuar Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, Kosova ka bashkëpunim tregtar me vendet tjera të rajonit, ndonëse jo në nivelin e avancuar. Jo rrallë herë, Kosova është ballafaquar me barriera tarifore dhe jotarifore edhe nga shtet tjera fqinje.
Qeveria e Kosovës pothuajse se ka ndërprerë tashmë marrëdhëniet ekonomike-tregtare me dy shtetet të rajonit, me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinës, pasi që nga muaji nëntor i vitit të kaluar ka vendosur taksë 100 për qind për mallrat e importuara nga këto shtete, çka ka bërë që importi nga këto vende të bie deri në 90 për qind.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, aktualisht mbesin shtete me të cilat Kosova ka bashkëpunim më të madh ekonomik, përkatësisht tregtar, por edhe me këto shtete, jo rrallë herë janë paraqitur barriera tarifore.
Më herët përfaqësues të prodhueseve në Kosovë kanë pohuar se autoritetet shqiptare po i pengojnë bizneset nga Kosova që të jenë më të pranishme në tregun e Shqipërisë. Sipas tyre, prodhueseve nga Kosova po ju paraqiten barriera tarifore dhe jotarifore, si rasti i akcizës së birrës, pastaj procedurat e zhdoganimit në Shqipëri, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave, mosmarrja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare e shumë pengesa tjera, që sipas prodhuesve, po dëmtojnë konkurrueshmërinë e produkteve të Kosovës në Shqipëri, raporton REL, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit