Futboll
“Baseli e pret me duar të hapura Granit Xhakën”
Te Baseli tani ëndërrojnë rikthimin e lojtarit që ka luajtur deri tash 135 ndeshje për Zvicrën
Granit Xhaka ndezi me deklaratat se mund të rikthehet në Basel, në pensionimin e vëllait të tij, Taulantit.
Dominik Schmid dhe Fabio Celsetini flasin për Xhakën në emisionin e futbollit “Heimspiel”, që transmetohet në kanalin “Blue Sport”, transmeton albinfo.ch.
“Njëri Xhakë po largohet, por një tjetër do të vijë shpejt këtu”, ishte shprehur Granit Xhaka të shtunën në mbrëmje në ndeshjen e fundit të Baselit kundër Luzernit.
“Stadiumi po gjëmonte. U trondita”, thotë Dominik Schmid për atmosferën e krijuar pas deklaratës së Granitit. Megjithatë, mbrojtësi i krahut mbetet i sigurt në vetvete. “Kushdo që ka pak njohuri për futbollin dhe shikon se si po luan Graniti, në këtë moment e di që kjo verë nuk është koha e duhur e tij për t’u kthyer”.
Ai u habit nga deklarata e kapitenit të ekipit përfaqësues të Zvicrës në futboll.
Fjalët e Xhakës kanë një ndikim të madh te tifozët e Baselit. Te Baseli tani ëndërrojnë rikthimin e lojtarit që ka luajtur deri tash 135 ndeshje për Zvicrën.
“Gjithmonë ka vend për një lojtar të tillë si Granit Xhaka”, thotë trajneri i Baselit, Fabio Celestini.
Pas Xherdan Shaqirit, i cili e dominoi ligën, trajneri do ta mirëpriste një rikthim të Granit Xhakës.
Kanë kaluar 13 vjet kur Graniti veshi për herë të fundit fanellën e Baselit. Në korrik të vitit 2012, ai la Baselin për t’iu bashkuar Borussia Monchengladbachut. Me Baselin fitoi dy tituj të kampionit para se t’i bashkohej ekipit gjerman.
Të dielën, Baseli mund ta mbyllë sezonin edhe me një trofe. Pas titullit, Baseli synon edhe Kupën. Do të përballet në finale ndaj Bielit të kategorisë së tretë të futbollit zviceran.
Titullin dhe Kupën për herë të fundit, Baseli i fitoi në vitin 2017.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











