Shqipëria
Basha kërkon nga bizneset të mos kenë frikë dhe të protestojnë
"Nuk na frikëson dot Edi Rama me hetuesi politike, le të vijnë të më arrestojnë mua të parin. Nuk na arrestojnë dot të gjithëve, mos kini frikë. Ngrihuni!"
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri thirrje biznesit të vogël që të protestojë. “Mos kini frikë-sepse vetëm duke u ngritur dhe protestuar mund t`i rikthehet shpresa këtij vendit”, ka thënë Basha në një takim me bizneset, ku u diskutua për vendimin e qeverisë që rritjen e TVSH-së.
Basha tha se qëllimi i kryeministrit Rama është të grabisë shumicën dhe fitimet t`ia japë pakicës.
“Kemi qenë, jemi dhe do të jemi në krahun tuaj. Nuk na frikëson dot Edi Rama me hetuesi politike, le të vijnë të më arrestojnë mua të parin. Nuk na arrestojnë dot të gjithëve, mos kini frikë. Ngrihuni! Nuk ka rrugë tjetër. Fjalët e kanë humbur kuptimin, vetëm veprimi do të rikthejë shpresën në këtë vend”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Ruajtjes Historike të kantonit të Bernës i ka dhënë statusin e trashëgimisë kulturore tramvajit... -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit










