Lajme
Bashkëpunimi me drejtësinë i Schmid pritet të shkaktojë tërmet politik në Austri
Thomas Schmid, ish-bashkëpunëtori besnik i ish-kancelarit Sebastian Kurz, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë dhe prokurorinë austriake, ndërkohë që akuzon ashpër kryesisht ish-kancelarin dhe eksponentë të tjerë kryesorë të OEVP-së, përcjell albinfo.ch.
Në ndër top temat më të diskutuara në Austri është bërë kjo.
Ish-shefi ekzekutiv i kompanisë shtetërore ”Oebag”, i cili në të kaluarën ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, prej disa muajsh është në qendër të hetimeve të Prokurorisë antikorrupsion në Vjenë.
Aktualisht, Schmid po bashkëpunon me hetuesit, si një dëshmitar kyç, çka në fakt do të thotë që ai do ta shmangte aktakuzën kundër tij.
”Dëshmitë e tij që kanë zgjatur 15 ditë, janë të destinuara të shkaktojë një tërmet politik në Austri”, shkruan media austriake.
Schmid pretendon se ai është shtyrë për të marrë përsipër gjithë fajin.
Pas hetimeve në tetor 2021, Kurz kishte kërkuar një deklaratë me shkrim prej tij, ku të bëhej e qartë se ai nuk ishte në dijeni të të gjitha akuzave.
Disa ditë më vonë Kurz dha dorëheqjen si kancelar.
Sipas raporteve të medias, Schmid dëshmoi para hetuesve për përdorimin e fondeve publike për financimin e sondazheve të pilotuara në favor të OEVP-së dhe ngritjen politike të Kurzit.
Sipas Schmid, Kurz jo vetëm që ishte në dijeni të kësaj, por kishte qenë ai që e kishte urdhëruar këtë gjë.
Dëshmitë e Schmid prekin edhe një tjetër eksponent kryesor të Partisë Popullore, pikërisht presidentin aktual të Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.
Siç thotë Schmid, Sobotka ka përfituar nga të ardhurat e dy fondacioneve politike të OEVP-së. Presidenti i Nationalrat i mohon akuzat.
Schmid gjithashtu shpjegon pendimin e tij.
”Nuk kam bërë gjëra të mira”, thotë ai.
Sipas tij, momenti vendimtar do të ishte kur nëna e tij do t’i thoshte se nuk e kishte edukuar në këtë mënyrë dhe se përgjegjësitë duhet të merreshin përsipër.
Ish-shefi ekzekutiv i kompanisë shtetërore ”Oebag” akuzon ndër të tjera edhe manjatin austriak, Rene Benko.
Ditët e fundit, disa zyra të grupit të tij ”Signa” janë kontrolluar nga hetuesit.
Në një postim në Facebook, ish-kancelari Kurz mohon akuzat nga ish-besniku i tij, Thomas Schmid.
”Mezi pres për të vërtetuar se këto pretendime janë të rreme, se ku janë të drejta dhe ku të gabuara… Për mua personalisht, deklaratat e Thomas Schmid nuk janë befasi. Ai po përpiqet të marrë statusin e dëshmitarit… për të shmangur vetimputimin”, thotë Kurz. /ata
E-Diaspora
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave?











