Lajme
Bashkim Rexhepi, kandidat për Këshillin kantonal
Për deputetin e vetëm nga Kantoni Obwalden, Hans Hess (FDP), në krahasim me vitet 2003 dhe 2007, gjatë këtij viti nuk do të ketë votime në heshtje. Socialsitët e rinj JUSO të këtij kantoni, të premten kanë bërë me dije se Hessi për votimet e vjeshtës do të ballfaqohet me kosovarin 29-vjeçar Bashkim Rexhepi, përndryshe sekretar sindikal.
Bashkimi është me preardhje nga Kosova dhe që nga viti 1995 jeton në qytezën Giswil. Ai punon për Sindikatën Unia të rrethinës Zürich-Schaffhausen dhe është duke studiuar shkencat kulturore në Lucern.
Që nga viti 2009, ai është anëtar i JUSO i Kantonit Obëalden dhe nga viti 2011, gjithashtu anëtar i SP.
Përndryshe, ai është bashkëshort i mirë dhe prind i dy djemve. Kundërkandidati i Bashkimit Hans Hess është i moshës 66-vjeçare dhe si personalitet apartiak, në vitin 1998 ishte zgjedhur në Dhomën e vogël komunale, e pas kësaj, ai iu bashkua radhëve të Partisë FDP.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












