Muzikë
“Bashkimi” nga Usteri, pjesë e paradës së kostumeve tradicionale zvicerane
Ajo do të parakalojë nëpër Cyrih të dielën, së bashku me Shoqatën e Kostumeve Tradicionale të Appenzell-it ose "Trychlergruppe Dietikon"
Përveç veshjeve tradicionale zvicerane, në paradën e madhe nëpër Cyrih këtë të diel do të marrin pjesë edhe shqiptaret/ët me veshje tradicionale. Ata mezi presin këtë mundësi shkëmbimi kulturor. Lidhur me këtë, shkruan trasmetuesi publik i Zvicrës, SRF, krahas një kronike që ia kushton pjesëmarrjes së shoqatës “Bashkimi” nga Usteri (ZH) në këtë festival.
Në shoqatën “Bashkimi” në Uster dëgjohen meloditë shqiptare. Bashkimi, ky emër shkon shumë me paraqitjen në festivalin zviceram të kostumeve tradicionale, transmeton albinfo.ch. E përkthyer në gjermanisht, do të thotë “së bashku”, shpjegon Hana Alushi. 23-vjeçarja është prej 10 vjetësh anëtare e kësaj shoqate kulturore shqiptare. Tani ajo do të parakalojë nëpër Cyrih të dielën së bashku me Shoqatën e Kostumeve Tradicionale të Appenzell-it ose “Trychlergruppe Dietikon” në paradën e madhe të festivalit të kostumeve tradicionale.
Ata janë ftuar nga komiteti organizativ i festivalit. Kolegu i saj nga shoqata, 24-vjeçari Besijan Hoxhaj, thotë se ndihet shumë i lumtur për ftesën: “Sigurisht që nuk mund ta refuzonim këtë ftesë. Sa herë të na mundësohet ta përfaqësojmë kulturën tonë, ne jemi të lumtur ta bëjmë këtë”.
Në paradën e madhe të së dielës do të marrin pjesë rreth 50 anëtarë të shoqatës “Bashkimi”, përcjell albinfo.ch. Të gjithë anëtarët e klubit janë me prejardhje nga Shqipëria (trojet shqiptare). Motoja e shoqatës është: integrimi i plotë në Zvicër, por në të njëjtën kohë edhe ruajtja e kulturës shqiptare. “Bashkimi” ekziston që nga viti 1993.
Nga njëra anë, ne si shqiptarë duam t’i afrojmë audiencës zvicerane veshjet dhe muzikën e tyre tradicionale dhe, nga ana tjetër, të përfaqësojmë më shumë se 200 mijë njerëzit me rrënjë shqiptare në Zvicër, thotë Hana Alushi: “Është e rëndësishme që edhe ne jemi të përfaqësuar. Për njerëzit nga trojet shqiptare sigurisht që kjo sjell emocione të vendlindjes”.
Besijan Hoxhaj nuk është i shqetësuar se si grup shqiptar mund të dallohen pranë shoqatave të kostumeve tradicionale zvicerane: “Kemi pasur shfaqje të ndryshme, duke përfshirë edhe një publik konservator, por ka pasur gjithmonë një shkëmbim shumë emocionues”.
Dhe presidenti i komitetit organizativ të festivalit të kostumeve tradicionale, ish-deputeti nacional i SVP-së, Max Binder, po ashtu pret me padurim grupin shqiptar: “Njerëzit me kostume tradicionale nuk kanë aspak frikë nga kontakti”, thotë ai.
Përveç Bashkimit, në paradë marrin pjesë edhe grupe me kostume tradicionale nga Polonia, Ukraina, Tajlanda dhe Galicia, përcjell albinfo.ch. Kjo është një traditë, thotë Max Binder.
Dhe kështu të dielën anëtarët e Bashkimit do të parakalojnë, kërcejnë dhe daullojnë pranë instrumenteve nacionale zvicerane, të bashkuar në harenë e kostumeve tradicionale.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19 Mesfushori shqiptar i Aaraut, Dorian Derbaci ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Përfaqësueses...
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës zgjedh Komitetin e ri
-
Latifi takon Kryetarin e Këshillit Nacional zviceran
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda”
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
Jeta në Zvicër
-
Vazhdon rritja e rasteve të sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësorë në Zvicër Punonjësit shëndetësorë në Zvicër në vazhdimësi janë të rrezikuar nga shumë pacientë dhe të afërm të...
-
Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër rekomandon vaksinimin kundër gripit dhe COVID-it
-
Çdo vit në Zvicër vdesin mesatarisht 185 persona duke bërë sport
-
Ka vjedhur cigare me vlerë prej 158,000 frangash: 3 vjet burg për kosovarin
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19