Sport

Basketboll:Sonte, Zvicra përballet me Shqipërinë

Ekipi zviceran i basketbollit do të përballet sonte me Shqipërinë në ndeshjet në kuadër të eliminatoreve të Evropianit 2013

Zvicra do të përballet me Shqipërinë, Finlandën, Poloninë dhe Belgjikën. 

Ndeshjet e grupit E të Eliminatoreve të Evropianit 2013 nisin më 15 gusht 2012, me takimin me Shqipërinë, për të vijuar më pas me Finlandën, me Poloninë dhe me Belgjikën, dhe për të vijuar në dy javët e para me ndeshjet e kthimit po me këto skuadra.

Dy ekipe e para në çdo grup dhe katër më të mirat  kualifikohen në fazën finale të Evropianit që do të mbahet në Slloveni më 2013.

Sonte, 15 gusht 2012, ora 20:30 në pallatin e sportit “Asllan Rusi’ në Tiranë do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e basketbollit midis skuadrave përfaqësuese të Zvicrës dhe Shqipërisë.