Shkurt.ch
Bastiset klubi i kosovarit: Organizonte lojëra ilegale fati
Shefi i këtij klubi, një kosovar 34 vjeçar po dyshohet se në lokalin e tij ka organizuar për muaj të tërë lojëra ilegale fati dhe baste të ndaluara sportive
Në Hünenberg të Kantonit Zug me rastin e një bastisje të bërë në një lokal klubi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një kompjuter që shërbente për vënien e basteve sportive, terminale lojërash si dhe një shumë “katërshifrore” parash, njoftojnë mediat zvicerane.
Shefi i këtij klubi, një kosovar 34 vjeçar po dyshohet se në lokalin e tij ka organizuar për muaj të tërë lojëra ilegale fati dhe baste të ndaluara sportive.
Ai do të përgjigjet para prokurorisë shtetërore dhe para komisionit federal për bankat e lojërave, kanë kumtuar të premten organet ndjekëse të kantonit të Zugut, transmeton albinfo.ch. Ai ngarkohet për shkelje të ligjit federal mbi lotarinë dhe për organizim bastesh në “bazë profesionale”, për shkelje të ligjit mbi lojërat e fatit dhe ligjit për të huajt.
Në këtë bastisje është arrestuar një shtetase serbe 27 vjeçare, e cila nuk kishte leje pune. Ajo është dënuar me procedurë të shkurtër me një dënim në të holla me kusht ndërsa Zyra për Migracion do të dëbohet nga Zvicra si dhe do t`i shqiptohet një ndalesë e hyrjes në Zvicër për tri vitet e ardhshme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











