Kosova
Bastiset një objekt në Zveçan, u gjetën thasë me rërë
Pas bastisjes së një objekti në Zveçan gjenden thasë me rërë, Elshani: U përdorën si istikame në barrikadat në Rudar
Një objekt në Komunën e Zveçanit është duke u bastisur gjatë ditës së sotme nga ekipet e policisë.
Në të janë gjetur disa thasë me rërë. Policia është duke punuar për të verfikuar kohën se kur janë dërguar këta thasë me rërë në atë objekt të dyshimtë.
Kjo pasi që policia dyshimet e para i ka se të njëjtit thasë janë vendosur aty në mënyrë që të përdoren si llogore apo për bllokim të rrugëve.
Thasët sipas policisë dyshohet se janë përdorur edhe në barrikadat që ishin vendosur herën e fundit në fshatin Rudar e hyrje të Zveçanit.
Zv.drejtori i policisë në veri të vendit, Veton Elshani, konfirmoi bastisjen e cila po zhvillohet sot.
“Kemi pasur informacione dhe kemi pranuar sërish informacione se në një objekt mund të ketë thasë të mbushur me zallë që janë përdorur në të kaluarën si istikame (llogore) në barrikadat në Rudar te hyrja në Zveçan. Janë tërheqë këta thasë dhe kemi pasur informacion se të njëjtat mund të përdoreshin sërish. Bastisja ende nuk ka përfunduar”- tha Elshani.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













