Autotech
Bateri më jetëgjatë, kompania e telefonave që ka pushtuar Afrikën
E veçanta me këtë markë telefoni që ka pushtuar Afrikën, është se kompania vjen nga Kina, por nuk ka as edhe një dyqan në Kinë. Gjithë tregun e ka në Afrikë, dhe ua ka marrë edhe kompanive si Apple dhe Samsung.
Rrugët e qyteteve afrikane janë mbushur plot me reklama të telefonit “Tecno”, një kompani kineze që ofron bateri më jetëgjatë se markat e famshme, sipas CNN.
Kompania ka hyrë aq vrullshëm në Afrikë sa u ka marrë treg edhe rivalëve të tjerë kinezë, si Xiaomi e Huawei, që kanë pushtuar shumë vende të botës, madje edhe Shqipërinë, transmeton “TCH”.
Po si ua mori tregun Tecno të tjerëve? Duke u dhënë blerësve atë që donin: bateri më jetëgjatë për një çmim më të mirë, vend për dy karta, meqë në Afrikë nuk përballohen telefonata midis kompanive të ndryshme, dhe kamera që edhe selfie-t i përshtat me nuanca të çelura, që të dalë më mirë lëkura e errët afrikane, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










