Lajme
BB donator i granteve për punësimin e të rinjve
Me projektin "Punët Publike Kosova 2011" synohet edukimi dhe punësimi i qëndrueshëm i të rinjve në Kosovë
Në bazë të një projekti të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës kanë përfituar 30 komuna të Kosovës, ndërsa donator është Banka Botërore (BB).
Me projektin “Punët Publike Kosova 2011” synohet edukimi dhe punësimi i qëndrueshëm i të rinjve në Kosovë.
Kryetarë e përfaqësues të komunave përfituese të granteve sot kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për realizimin e projekteve të ndryshme komunale.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka thënë se të gjitha komunat që kanë aplikuar kanë fituar së paku me nga një projekt. Ministri ka shprehur keqardhjen për komunat që nuk kanë aplikuar fare, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti në punësimin sezonal të të rinjve.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












