Futboll

BBC: Shaqiri premton shumë për Liverpool-in

“Ëndrra ime më e madhe është të fitoj titullin e ligës me këtë klub dhe t’ua japim atë tifozëve"

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Liverpool-it dhe Everton-it, ku ekipi i Shaqirit fitoi me rezultatin 5-2, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 15-të në Premier League.

Golin e dytë për skuadrën e Liverpool e shënoi futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. 28-vjeçari shënojë në minutën e 17’ të ndeshjes, pas një asisti nga ana e Sadio Mane.

Xherdan Shaqiri pas ndeshjes Liverpool-Everton dha një intervistë për BBC dhe është shprehur se ëndrra e tij është ta fitojë titullin e ligës me Liverpool-in dhe t’u dhurojë atë tifozëve.

“Ëndrra ime më e madhe është të fitoj titullin e ligës me këtë klub dhe t’ua japim atë tifozëve. Kështu që do të bëjmë gjithçka për ta arritur atë. Duhet të fokusohemi në fushë, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të punojmë shumë çdo ditë. Nëse e fitojmë (titullin), do të jetë e mrekullueshme, por ka shumë rrugë për të bërë,” u shpreh për BBC, transmeton albinfo.ch.