AT Balkani
BE: Do ta ndjekim nga afër procesin zgjedhor

Duket se Bashkimi Evropian po ndjek me shumë vëmendje përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Përmes një deklarate të përbashkët, shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyok, dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovës, kanë theksuar rëndësinë e zgjedhjeve transparente dhe të besueshme, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu ata i kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet evropiane, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqësorit.
“BE-ja ka dërguar një Mision të Ekspertëve të Zgjedhjeve (EEM) në Kosovë që mbulon të gjithë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit. EEM do ta përgatitë një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet se si të përmirësohet dhe forcohet më tej procesi zgjedhor”, thuhet në deklaratë.
“Për më tepër, ne, diplomatët nga Zyra e BE/PSBE dhe përfaqësimet e Shteteve Anëtare të BE-së, së bashku me kolegët e tjerë ndërkombëtarë, do ta ndjekim nga afër procesin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve duke i vizituar qendrat e votimit. Ne gjithashtu e mirëpresim dhe përkrahim punën e organizatave të shoqërisë civile të Kosovës në vëzhgim të fushatës zgjedhore dhe procesit në ditën e zgjedhjeve”, thuhet tutje.
Ndërkaq, kanë përmendur edhe zgjedhjen e presidentit, duke ofruar gatishmërinë për t’u angazhuar me deputetët e zgjedhur të Kuvendit.
“Kemi besim se Presidenti do të zgjidhet shpejt nga Kuvendi i ri dhe do të formohet qeveria e re, me kohë, në mënyrë që të promovojë reforma dhe zhvillime të mëtejshme, ta luftojë korrupsionin, ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta çojë përpara të ardhmen evropiane të Kosovës, përfshirë vazhdimin e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.
Në fund, kanë ftuar partitë që pas zgjedhjeve t’i futen punës për të zbatuar rekomandimet nga raportet e Misioneve të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga AT Balkani
E-Diaspora
-
Austria mbështet Kosovën drejt BE-së Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur...
-
Dyqan pa qira për prodhuesit e Kosovës
-
Saimir Pirgu shkëlqen në Operën e Cyrihut
-
Kongresi Panshqiptar Amerikan, kërkon ndihmë për sigurimin e vaksinave nga Departamenti i Shtetit
-
Austri: Të papunët do të marrin para shtesë deri në fund të qershorit
Jeta në Zvicër
-
Fqinjët: “Gjendja në Zvicër, më e keqe se te ne, nuk duhej bërë lehtësimi” ARD: "Ndërsa shkalla e vaksinimit në Gjermani është përmirësuar pak në ditët e fundit, ajo, në...
-
Friburg, Zvicër
35 vjeçari i pranuar në universitet nuk mori leje qëndrimi: I moshuar për të qenë student
-
BAG raporton 2226 raste të reja me Covid
-
Politikanët zviceranë i bëjnë presion qeverisë për të krijuar pasaportë Covid-19
-
Ndërsa Zvicra zbut masat, vendet fqinje vendosin bllokime drastike