Kosova
BE e pranon: Po, ka pasur propozime për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë
Është bërë e ditur se përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se para disa muajsh ka pasur një propozim për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për mediat serbe “Nezavisne” dhe “Politika.ba”, Borrell tha se shkëmbimi i territoreve nuk është një mundësi aktualisht dhe se Prishtina dhe Beogradi duhet ta gjejnë një zgjidhje. Zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi, Borrell tha se nuk do ta diktojë BE-ja.
“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një mundësi”, tha Borrell, duke shtuar se ka vende të BE-së që kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve.
Po ashtu, ai tha se pret që administrata e Joe Biden të ketë partneritet të fortë me BE-në në të gjitha çështjet. Arsyeja, siç tha ai, është se BE-ja dhe SHBA-ja nuk garojnë në Ballkan, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas tij, BE-ja dëshiron të jetë ndërmjetës në këtë dialog dhe tani gjërat po shkojnë mjaft mirë.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?