Kosova
BE-ja dhe SHBA-ja mund të parandalojnë përhapjen e “Shqipërisë së Madhe”
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara – të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën mund të parandalojnë përhapjen e “Shqipërisë së Madhe”, “të keqen e madhe që do të ndez të gjithë rajonin dhe gjithë Ballkanin”.
Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin për Tv Most, transmeton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch
“Të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse ata janë shqiptarë nga Kosova apo shqiptarë nga Shqipëria, gjithmonë kanë pasur një politikë “Shqipëria e Madhe”, gjithmonë kanë menduar në të njëjtën mënyrë siç është formuluar në Tiranë dhe natyrisht si është mundësuar Tiranës nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, por kjo tani është krijuar fizikisht do të thotë “Shqipëria e Madhe”, tha Vulin.
Ai thekson se në vitin 1998, gjithashtu ishte kufiri i hapur në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave Njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës -
Vjenë
Ambasada e Kosovës në Austri: Viktima e tretë nga aksidenti në Vjenë është shtetas i Kosovës -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













