Lajme
BE-ja e gatshme të ndihmojë integrimin e veriut
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar.
Pasi i ka uruar suksese në detyrën e re, Mustafa ka shprehur kënaqësinë që Zhbogar vjen nga një shtet që i ka dhënë përkrahje të madhe Kosovës.
Zhbogar ka theksuar se misioni i Bashkimit Evropian është në Kosovë për ta përkrahur atë në rrugën drejt BE-së.
“Për këtë qëllim edhe është vendosur që zyra e Komisionit Evropian në Kosovë të jetë edhe ajo e përfaqësuesit të BE së për Kosovë”, ka deklaruar Zhbogar.
Ai ka thënë se gjatë dhjetorit të vitit të kaluar BE ja ka ndërmarrë vendime të rëndësishme për Kosovën, përfshirë fillimin e procesit për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale tregtare si dhe proceset e tjera që do të vazhdojnë.
Në cilësinë e ndërlidhësit mes Brukselit dhe Prishtinës, Zhbogar ka përmendur edhe përkrahjen në shumën prej 70 milionë eurosh, të cilën shumë BE ja ka planifikuar për vitin 2012.
Zhbogar ka theksuar rëndësinë e procesit të dialogut Kosovë Serbi dhe ndihmën që BE ja është e gatshme ta ofrojë në këtë aspekt që nënkupton integrimin e veriut, përfaqësimin rajonal të Kosovës etj.
Kurse Kryetari Mustafa, ka thënë se LDK ja ka pasur vërejtjet e saja rreth fillimit të procesit të dialogut Kosovë Serbi, veçmas ndaj aspektit të përgatitjes jo të duhur, agjendës jo të qartë dhe qasjes jo transparente ndaj Parlamentit dhe të opinionit publik.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










