Lajme
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia
Një burrë 40-vjeçar kosovar sulmoi një hebre ortodoks 26-vjeçar me grushte të hënën, rreth orës 20:15 të mbrëmjes. Kalimtarët arritën ta mposhtnin sulmuesin, transmeton albinfo.ch. Ai është i njohur për policinë.
26-vjeçari hebre ortodoks sapo kishte dalë nga një shtëpi në Wiedikon dhe po ecte në trotuar në Manessestrasse kur sulmuesi u shfaq papritur dhe filloi ta godiste me grushte.
Derisa ai po e mbante viktimën e tij, disa kalimtarë ndërhynë dhe e mposhtën 40-vjeçarin. Ata e mbajtën burrin kosovar derisa mbërriti policia. I përmenduri vazhdoi të bënte vërejtje antisemite dhe fyese – edhe pasi kishte mbërritur policia, shkruan sda.ch.
Policia e qytetit arriti ta arrestonte sulmuesin, siç thuhet në një njoftim të saj të publikuar të martën.
Sulmuesi është i njohur për policinë, por jo për vepra të ngjashme penale, deklaroi policia pas hetimit, përcjell albinfo.ch. Sipas policisë, i nuk ka adresë të rregullt banimi në Zvicër dhe i është dorëzuar zyrës së prokurorit publik.
Sipas Federatës së Komuniteteve Hebraike në Zvicër, viktima pësoi gërvishtje në trup dhe qafë dhe është në gjendje shoku. Sulmi nuk ishte një akt i rastësishëm, por ishte drejtuar posaçërisht kundër një personi hebre.
Ky incident është pjesë e një serie sulmesh antisemite që janë rritur ndjeshëm në Zvicër që nga tetori 2023, viti i sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Në mars 2024, një i ri me prejardhje tuniziane kishte sulmuar një burrë hebre me thikë në Cyrih.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës Spiropali, ftuar me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate... -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Iniciativë e re kundër tolerancës zero ndaj alkoolit Politikanët kundërshtojnë OBSH-në, e cila vlerëson çdo pikë alkooli si një rrezik të mundshëm për shëndetin.... -
Zjarri në Crans-Montana ka pasur pak ndikim në turizmin zviceran -
Prodhuesi zviceran i baterive nuk paguan pagat e janarit -
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili












