Bota
BE-ja ndan 32 milionë euro për energjetikën në Ballkanin Perëndimor
Efikasiteti energjetik dhe lufta kundër ndryshimit të klimës, janë dy objektivat e paketës së re të buxhetit të BE-së prej 32 milionë eurosh për Ballkanin Perëndimor, njoftoi Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, gjatë takimit ministror për energjinë mes gjashtë shteteve të Ballkanit, që po zhvillohet në Podgoricë.
Ky financim u shtohet 50 milionëve euro të tjera të akorduara më parë nga BE-ja për të forcuar politikat energjetike të rajonit.
”Paratë janë të destinuara për tranzicion e gjelbër, në mënyrë që rajoni të renditet sa më shpejt që të jetë e mundur me standardet mjedisore të BE-së dhe Marrëveshjes së Parisit”, shpjegoi Hahn, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
“Ballkani Perëndimor është një potencial i madh i energjisë që llogaritet në 2,5 miliardë euro në vit”, theksoi komisioneri, duke inkurajuar ministrat e gjashtë vendeve që të kapërcejnë ”pengesat politike dhe çështjet dypalëshe”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













