Lajme
BE-ja synon sanksionimin e përhapësve të dezinformatave
Komisioni Evropian do të propozojë për herë të parë që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj aktorëve shtetërorë që përhapin dezinformata, teksa shtyn përpara një mekanizëm më të ashpër të mbikëqyrjes për platformat online, bazuar në një draft-dokument të parë nga Radio Evropa e Lirë, përcjell Albinfo.ch.
Plani Evropian i Veprimit për Demokraci, të cilin Komisioni Evropian do ta prezantojë më 2 dhjetor, ka thënë se bllokut evropian “i duhet të përdorë në mënyrë më sistematike mjetet që ka për luftim të ndërhyrjes së jashtme dhe t’i zhvillojë ato më tej, duke vendosur çmim ndaj organizatorëve”.
“Mënyrat e mundshme për ta bërë një gjë të tillë dallojnë nga identifikimi i teknikave të përdorura bashkërisht, e deri te vendosja e sanksioneve ndaj veprimeve të përsëritura”, është thënë në dokument.
Kjo është hera e parë që Komsioni Evropian ka sugjeruar vendosjen e sanksioneve për përhapje të dezinformimit.
Duke paralajmëruar se informacioni mund të përdoret si armë nga aktorë të huaj, dokumenti thekson se “disa shtete të treta (në veçanti Rusia dhe Kina) janë përfshirë në operacione të shënjestruara dhe fushata të dezinformimit për koronavirus në BE, në vendet fqinje dhe në nivel global, duke tentuar të dëmtojnë debatin demokratik dhe të përmirësojnë imazhin e tyre”.
Dokumenti po ashtu sugjeron rregulla më të ashpra të BE-së në platformat online “të cilat mund të përdoren nga operatorë me qëllim të keq për shpërndarjen e përmbajtjes së rreme apo mashtruese dhe të cilat janë kritikuar për mungesë të transparencës në përdorimin e algoritimave për shpërndarje të përmbajtjes online”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













