Lajme
BE-ja ndihmon rindërtimin e Turqisë pas tërmetit
Komisioni Evropian do t’i japë Turqisë 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë) për të ndihmuar në rindërtimin e rajoneve të goditura nga tërmeti në kufirin me Sirinë, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një konference donatorësh.
“Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë dhe të ndihmojmë të mbijetuarit, dhe të rindërtojmë jetën e tyre”, tha presidentja e komisionit.
“Shtëpitë, shkollat dhe spitalet duhet të rindërtohen me standardet më të larta të sigurisë sizmike. Uji dhe kanalizimi dhe infrastruktura duhet të riparohen”, tha Von der Leyen.
“Viktimat në Siri do të marrin 108 milionë euro të tjera”, tha ajo.
Ndihma e BE-së për Sirinë ofrohet përmes organizatave ndërkombëtare të ndihmës si një mbështetje humanitare dhe rindërtimin e nevojshëm, për shembull, riparimin e tubave të ujit, të demtuara për shkak të luftës civile të vazhdueshme në vend.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar












