Lajme
BE-ja krijon rezerva emergjente kundër rreziqeve bërthamore e kimike
BE-ja zgjeron rezervat strategjike për rreziqet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN) në tri zona të reja në Evropë. Përveç Finlandës, Franca, Kroacia dhe Polonia do të ruajnë materialin përkatës në të ardhmen për një vlerë totale prej gati 546 milionë euro, tha Komisioni Evropian në Bruksel.
BE-ja dëshiron të jetë më e përgatitur
Rezervat përfshijnë, ndër të tjera, kundërhelme, antibiotikë, vaksina, qetësues, si dhe pajisje mbrojtëse, si maska kundragaz, kostume mbrojtëse, detektorë kimikë dhe pajisje për matjen e rrezatimit. Ato mund të përdoren, për shembull, në rast të një aksidenti bërthamor, të rrjedhjes në një impiant kimik ose të një sulmi terrorist.
BE përmendi gjithashtu luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës si kontekst. Ajo theksoi nevojën për të pasur një rezervë strategjike të barnave kritike dhe pajisjeve mbrojtëse, veçanërisht në rast të një sulmi ose aksidenti bërthamor, biologjik ose kimik. Komisioneri i BE-s për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarciç, tha se lufta tregoi se BE-ja duhet të përgatitet më mirë për rreziqet CBRN.
Rreziqet më të mëdha për shëndetin publik
Vitin e kaluar BE-ja i identifikoi kërcënimet bërthamore ose kimiko-biologjike si një nga rreziqet më të mëdha për shëndetin publik. Gjithashtu u përmendën agjentë patogjenë me potencial të lartë pandemik dhe rezistencë antimikrobike. Të gjitha ata përbënin kërcënime serioze shëndetësore me efekt ndërkufitar, thuhet në tekst.
Komisionerja e Shëndetësisë e BE, Stella Kyriakides theksoi se kundërmasat duhet të jenë në dispozicion shpejt në rast të një kërcënimi. Në veçanti, në fillim të pandemisë së koronas pati mungesë të produkteve bazë shëndetësore.
Sapo të ngrihen rezervat, shtetet snëtare do të jenë në gjendje të kërkojnë materiale nga stoqet nëpërmjet qendrës së koordinimit të emergjencës. Krahas krijimit të katër rezervave, Komisioni Evropian kohët e fundit u ka kërkuar shteteve anëtare të bëjnë propozime të mëtejshme se si synojnë të reagojnë ndaj situatave të caktuara emergjente.
Pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE, fondi emergjent siguron mbrojtje shtesë dhe siguron një përgjigje më të shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse ndaj fatkeqësive. Rezerva financohet 100% nga BE dhe përdorimi i saj monitorohet nga Komisioni Evropian në bashkëpunim të ngushtë me vendin pritës të rezervës. Në rast emergjence, rezerva ofron mbështetje për të gjitha shtetet anëtare të BE dhe shtetet pjesëmarrëse në Mekanizëm dhe mund të vendoset gjithashtu në vendet fqinje me BE-në.
Autoriteti i Përgatitjes dhe Reagimit ndaj Emergjencave Shëndetësore (HERA) u krijua për të forcuar aftësinë e Evropës për të parandaluar dhe zbuluar krizat shëndetësore ndërkufitare, qofshin kërcënime natyrore apo të shkaktuara nga njeriu, dhe për të reaguar shpejt. Për këtë qëllim, HERA financon zhvillimin, prodhimin dhe blerjen e kundërmasave dhe pajisjeve mjekësore thelbësore./DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” Talenti i ri nga Lezha do të konkurrojë më 14 prill në finalen e “Sanremo Junior”,... -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













