Lajme
BE kundër SHBA-së për abortin
Parlamenti Evropian ka aprovuar një rezolutë që dënon ashpër përkeqësimin e shëndetit seksual dhe atij riprodhues në Shtetet e Bashkuara dhe po ashtu cënon të drejtat e grave në këtë vend.
Në qershor, Gjykata Supreme amerikane shfuqizoi ligjin që lejonte të drejtën e abortit në nivel kombëtar. Tani, ligji do të varet nga secili shtet, përfshirë ato më konservatore, që do të imponojnë ndalimin apo kufizime të forta.
“U ndjeva shumë e tronditur kur dëgjova planin për të zhbërë një nga të drejtat themelore. Duke qenë se jam vetë grua, besoj se është e drejtë e trupit tonë dhe zgjedhja na takon neve. Duhet të bëjmë çdo gjë për të luftuar dhe për t’u rezistuar këtyre sulmeve”, tha euro-deputetja gjermane, Terry Reintke.
Me 324 vota pro dhe 155 kundër, rezoluta e aprovuar përfshin një thirrje për të shtuar të drejtën e abortit në Statutin e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian. Ligjvënësit mendojnë se edhe në radhët e Unionit ka sinjale shqetësuese.
“Ka disa vende në Evropë që nuk garantojnë të drejtat shëndetësore dhe riprodhuese të grave. Një prej tyre është Polonia, por ka edhe të tjera me legjislacion të paqartë. Në çdo rast, me rëndësi është që ne të përfshijmë shëndetin seksual dhe atë riprodhues në Statutin e të Drejtave Themelore të BE-së për të garantuar që të diskutojmë për të drejtat e njeriut”, u shpreh euro-deputetja spanjolle, Iratxe García
Në BE, Malta është i vetmi vend që e ndalon abortin, ndërsa Polonia ka ligje tejet kufizuese.
Parlamenti u bën thirrje shteteve anëtare të garantojnë aksesin tek aborti dhe shërbimet e tjera para lindjes, si dhe kujdesin amësor./Euronews
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë Ambasada e Republikës së Kosovës, nën përkujdesjen e veçantë të Ambasadorit Mentor Lafiti, organizoi një takim... -
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026












