Kosova
BE: Masat ndaj Kosovës pritet të hiqen brenda disa javësh
Kosova do të përfitojë mbi 400 milionë euro pas heqjes së masave
Komisioni Evropian ka konfirmuar se të gjitha masat ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh, sapo të përfundojnë procedurat e brendshme në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i Drejtoratit për Zgjerim, Jan Koopman, njoftoi se, përfshirë pjesën e masave që tashmë janë hequr, Kosova do të përfitojë mbi 400 milionë euro. Aktualisht, sipas tij, po punohet në fazën e programimit dhe kontraktimit.
“Ndërmjet programimit dhe kontraktimit, ne në javët e ardhshme do të kemi hequr të gjitha masat financiare. Ky është gjithashtu plani që ka përmendur Presidentja jonë dhe që po zbatojmë në praktikë,” tha Koopman.
Ai bëri këto komente gjatë një seance të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, duke diskutuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, situata e Kosovës në kuadër të këtij plani është relativisht e qartë: mjetet financiare do të lirohen sapo marrëveshjet përkatëse të ratifikohen – një hap që më parë ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së institucioneve funksionale.
“Tani shpresojmë që ky proces të përfundojë së shpejti. Pas zgjedhjeve të dhjetorit, presim formimin e shpejtë të qeverisë, që do të mundësojë finalizimin e dokumentacionit të nevojshëm për të mbrojtur buxhetin e BE-së dhe interesat e taksapaguesve evropianë. Më pas, mund të ecim shpejt, duke kapur ritmin me vendet e tjera të rajonit,” shtoi Koopman.
Ai gjithashtu vlerësoi përpjekjet e autoriteteve kosovare, duke thënë se shumë nga reformat janë përgatitur dhe mund të zbatohen shpejt. Megjithatë, përparimi i plotë do të jetë i mundur vetëm pas ratifikimit në Kuvend.
E-Diaspora
-
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër "Personi në fjalë nuk është imam i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, nuk mban asnjë funksion... -
Dietikon, Zvicër
Del para gjyqit në Zvicër Imami shqiptar -
Zvicër
Kosovari hero në Zvicër, shpëton të moshuarit nga zjarri në shtëpinë e pleqve -
Suedi
Trajnerja shqiptare në krye të kampionit suedez Hacken -
Austri
Dy pedagoge shqiptare pranohen si bashkëudhëheqëse doktorature në Austri
Jeta në Zvicër
-
Disa viktima të zjarrit u liruan – një udhëtim i gjatë për të tjerët Në Lozanë, 13 nga 22 pacientët e plagosur rëndë në tragjedinë e Crans-Montana-s janë larguar nga... -
Gjykata i jep të drejtë kosovarit që i ishte refuzuar pasaporta zvicerane -
Grupi zviceran i konsumatorëve paralajmëron për rritje të mashtrimeve me dërgesa të porosive -
Zvicër: Të gjithë jemi pa para në janar -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër












