Lajme
BE-ja, me takim të jashtëzakonshëm për koronavirusin
Bashkimi Evropian do të mbajë të enjten një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, së bashku me një të dërguar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të diskutuar rreth shpërthimit të koronavirusit të ri në Kinë.
Deri më tash vetëm rreth 30 raste me koronavirus janë regjistruar në Evropë, por OBSH-ja ka paralajmëruar se rastet jashtë Kinës mund të rriten shpejt.
“Tani është koha për të bashkuar forcat për ta ndaluar këtë epidemi”, tha komisionari evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç.
Ministrat e BE-së pritet t’i diskutojnë mënyrat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Javën e kaluar, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka sugjeruar se Evropa duhet t’iu vendosë kufizime udhëtarëve nga Kina.
Por, për një masë të tillë duhet të pajtohen të 27 vendet anëtare të BE-së.
Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, ka vrarë mbi 900 njerëz.
Rreth 40,000 janë infektuar në Kinë dhe rreth 350 jashtë saj.
Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.
Aktualisht nuk ka vaksinë për të, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë çmimet më të ulëta të shtëpive me një familje tani? Çmimet e pasurive të paluajtshme mbeten të larta në Zvicër, por blerja e pronës në disa... -
Gruaja zvicerane dënohet me 5,000 CHF pasi nuk kishte kualifikim si udhërrëfyese -
Eksportet zvicerane arrijnë rekord në 2025-ën falë performancës së kimikateve dhe farmaceutikëve -
Zvicra zbulon se cilat linja treni planifikon të përmirësojë -
Franga zvicerane arrin nivele të reja rekord kundrejt euros dhe dollarit amerikan













