Lajme
BE ndëshkon keqpërdoruesit e vizave
Raportohet për mijëra qytetarë të Maqedonisë po qëndrojnë ilegalisht në vendet e BE-së, pas kalimit të afatit tremujor
Komisioni për drejtësi në kuadër të KE-së alarmohet për keqpërdorim të liberalizimit të vizave nga qytetarët e Maqedonisë, të cilët përkundër skadimit të afatit të qëndrueshmërisë prej tre muajsh, po vazhdojnë ilegalisht të qëndrojnë në vendet e Shengenit.
Belgjika, Holanda, Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, siç raporton agjencia INA, janë vendet ku kryesisht janë të pranishëm shtetasit ilegal të vendeve të treshes së fundit të liberalizimit të vizave, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Enti për migrim në Belgjikë është në ndjekje të situatës, ndërkaq autoritete belge paralajmërojnë se do të aplikohen masa ndëshkuese dhe sanksionuese ndaj të gjithë atyre ‘klandestineve” që nuk e kanë respektuar kushtin e liberalizimit të qarkullimit dhe qëndrimit në BE.
Sipas kushteve për liberalizim vizash, një qytetarë i Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Shqipërisë, ka të drejt të qëndroj në vendet e BE-së gjashtë muaj brenda një viti. Mirëpo kjo periudhë nuk guxon të jetë e njëkohshme, por duhet të ndahet dy herë nga tre muaj.
Një qytetarë i këtyre shteteve mund të qëndron në BE tre muaj, më pas tre muaj të kthehet në vendlindje dhe pas tre muajsh sërish të shkoj në BE.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













