Lajme
BE nis hetim ndaj Facebookut dhe Instagramit për shkelje të rregullave
Komisioni Evropian ka hapur një hetim kundër rrjeteve sociale Instagram dhe Facebook, të dyshuar për mospërmbushje të detyrimeve të tyre për të luftuar dezinformimin përpara zgjedhjeve evropiane në qershor. Komisioni ka frikë se dy mediat sociale mund të manipulojnë disi zgjedhjet duke ndikuar tek votuesit me opinione anti-ukrainase dhe pro-ruse.
Komisioni ka nisur procedurat zyrtare për të vlerësuar nëse Meta, kompania mëmë e Facebookut dhe Instagramit, mund të ketë shkelur Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA). Shkeljet e supozuara kanë të bëjnë me politikat dhe praktikat e Metës në lidhje me reklamat mashtruese dhe përmbajtjen politike në shërbimet e saj, fushatat e dezinformimit dhe sjelljet e koordinuara joautentike në BE.
“Ne dyshojmë se moderimi i Meta-s është i pamjaftueshëm, se i mungon transparenca e reklamave dhe procedurat e moderimit të përmbajtjes. Kështu që sot kemi hapur procedimin ndaj Meta-s për të vlerësuar pajtueshmërinë e tyre me Ligjin e Shërbimeve Dixhitale”, tha në një deklaratë shefja dixhitale e BE-së Margrethe Vestager.
Meta, e cila ka më shumë se 250 milionë përdorues aktivë mujorë në Bashkimin Evropian, mbrojti procesin e saj.
“Ne kemi një proces të mirëpërcaktuar për identifikimin dhe zbutjen e rreziqeve në platformat tona. Ne mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Komisionin Evropian dhe t’i ofrojmë atyre detaje të mëtejshme të kësaj pune,” tha një zëdhënës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Muharrem Salihu, i gatshëm për deputet në Parlamentin Evropian Kandidati i parë shqiptar nga Italia për eurodeputet, Muharrem Salihu, vizitoi dje komunitetin shqiptar në provincat...
-
Inteligjenca e mërgimtarit shqiptar vlerësohet lart, kualifikohet në finalen e kampionatit të matematikës
-
Medina Jusufi Berisha, punon në profesionin që kishte ëndërruar si fëmijë
-
Aviokompania zvicerane që flet shqip
-
LAPSH e Cyrihut përshëndet përpjekjet për institucionalizimin e mësimit shqip në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Medina Jusufi Berisha, punon në profesionin që kishte ëndërruar si fëmijë Medina Jusufi Berisha është stjuardesa më e re në kompaninë ajrore zvicerane CHAIR. Ajo është lindur...
-
Aviokompania zvicerane që flet shqip
-
Buxheti i mbrojtjes i propozuar prej 15 miliardë frangash, pritet të dështojë
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave