Bota
BE-ja nuk dëmtohet nga dalja e Britanisë së Madhe
Në prag të fillimit të Konferenës së 55-të të Sigurisë në Mynih, drejtuesi i saj, Wolfgang Ischinger, në intervistë për DW flet mbi sfidat për vitin 2019 dhe forcën integruese të BE-së.
Politika botërore do të jetë këtë javë në fokus të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Për të 55-ën herë në Konferencën Ndërkombëtare në Mynih do të vijnë një numër rekord pjesëmarrësish të nivelit të lartë. Ndër 500 të ftuarit janë edhe 40 kryetarë shtetesh dhe qeverishë si dhe 100 ministra.
Drejtuesi i kësaj konference, Wolfgang Ischinger, në një intervistë ekskluzive për DW u shpreh me shqetësim lidhur me zhvillimet mes SHBA-së dhe Rusisë. “Do të ishte një dështim i madh për të ardhmen globale, nëse ne do ta lejojmë një situatë, në të cilën shtetet e fuqishme të zhvillojnë një rivalitet klasik të fuqive të mëdha”, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, ka mjaft të përbashkëta mes Rusisë dhe SHBA-së, mes Europës dhe Kinës e të gjitha kombeve, në mënyrë që ato të përpiqen edhe më tej për bashkëpunimin dhe integrimin, duke i lënë më njëanë rivalitetet, “që duket se do të jenë motoja e 2019-ës”, tha Ischinger. Për këtë duhet diskutuar në Mynih. “Ne do të kemi bisedime të vështira, për të arritur – shpresoj – që të përcaktojmë prioritetet, se cili drejtim i përgjegjshëm është i nevojshëm në vitin 2019”.
Ischinger thekson rëndësinë e BE-së si një shtyllë e rëndësishme e rendit të hapur ndërkombëtar dhe të bazuar në rregulla.
Një ndër detyrat e rëndësishme të BE-së, thekson Ischinger, është të farkëtojë bashkëpunime dhe aleanca në mbarë botën. “Ne nuk jemi vetëm. Kanadaja, Australia dhe shumë shtete të tjera ndajnë interesat tona në tregtinë e lirë, frocojnë institucionet ndërkombëtare dhe një rend ndërkombëtar, duke u dakorduar për rregulla të përbashkëta.”
Nuk janë pak ata njerëz që i shohin me shqetësim zhvillimet e situatës në botë. Radari i Sigurisë 2019, anketimi “Wake-Up call for Europe”, që u organizua nga Zyra rajonale e fondacionit Friedrich Ebert për bashkëpunimin dhe paqen në Europë/Raporti i Sigurisë i Mynihut 2019, tregon, se 21 përqind e francezëve, 19 përqind e gjermanëve dhe15 përqind e rusëve besojnë, që situata politike ndërkombëtare në pesë vitet e ardhëshme do të përkeqësohet.
Ischinger nuk pajtohet me përshtypjen se BE po pëson dëm nga dalja e Britanisë së Madhe. “Për mua është e rëndësishme që ne në radhë të parë botës anglo-saksone t’i tregojmë se është e gabuar përshtypja që projekti i integrimit europian po shpërbëhet për shkak të Brexitit. Në fakt, mbështetja për BE-në në shumicën e vendeve është rritur dhe nuk është ulur”.
Ischinger dëshiron që të tregojë në Mynih se “Bashkimi Europian është shëndosh e mirë”. Këtë pritet ta theksojnë me fjalimet e tyre edhe një sërë referuesish nga Gjermania, Franca dhe vende të tjera europiane, duke përfshirë edhe Presidencën rumune të BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria














