Lajme
BE padit shtetet që ofrojnë ‘pasaporta të arta’
Sipas Brukselit, pasaportat po blihen në një numër të madh nga persona të korruptuar
Malta është paditur në gjykatë nga Komisioni Europian për skemën e saj të shitjes së pasaportave, edhe pse vendi ishullor e ka shfuqizuar ligjin që në vitin 2020.
Sipas Brukselit, pasaportat po blihen në një numër të madh nga persona të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Përveç Maltës, Komisioni i ka kërkuar edhe Qipros që të heqë dorë nga skema. Të dyja vendet kanë shitur pasaporta për disa vjet në një vlerë që përllogaritet në rreth 10 miliardë dollarë nga 2010 deri në 2020.
Shitjen e pasaportave po mendon edhe Shqipëria. Në një vendim të miratuar në fund të muajit korrik, qeveria i hap rrugë bashkëpunimit me PPP me kompani private. Ideja nuk është e re. Ajo qarkullon prej disa kohësh, por në të shkuarën është kritikuar në raportet e Komisionit Europian, që paralajmëron pasoja negative në rrugën e integrimit.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










