Lajme
BE paralajmëron vendet e bllokut që të përgatiten për miliona refugjatë ukrainas
Numri i refugjatëve që do të hyjnë në Evropë nga Ukraina mund të arrijë rreth katër milionë, njoftoi BE në një konferencë shtypi në Bruksel, shkruan thelocal, përcjell albinfo.ch.
Pasi ministrat e brendshëm u mblodhën për një takim të posaçëm të vendeve anëtare të BE-së për të diskutuar krizën, udhëheqësit treguan se nevoja për të ndërhyrë po bëhej gjithnjë e më urgjente. “Ne jemi dëshmitarë të asaj që mund të bëhet kriza më e madhe humanitare në kontinentin tonë evropian në shumë e shumë vite. Nevojat po rriten ndërsa flasim”, tha Janez Lenarcic, Komisioneri Evropian për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave.
Ai tha se numri i ukrainasve të prekur nga konflikti në aspektin humanitar mund të jetë 18 milionë brenda vetë Ukrainës, ndërsa shtatë milionë njerëz janë në rrezik të zhvendosjes së brendshme dhe katër milionë mund të largohen nga vendi si refugjatë. Kjo është një shifër e bërë jehonë edhe nga agjencia e OKB-së për refugjatët.
Më shumë se 368,000 refugjatë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje deri më tani bazuar në të dhënat nga autoritetet kombëtare, tha agjencia të dielën, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e saj më të mëdha në veçanti, janë... -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut













