Lajme
BE përditëson listën Covid të udhëtimeve
Bashkimi Evropian e ka përditësuar listën e shteteve të treta, të cilat do të lejohen të udhëtojnë pa arsye specifike drejt unionit, ku bie në sy fakti se Shqipëria sërish nuk është përfshirë ndër vendet që përfitojnë nga vendimi.
Janë 18, vendet e përfshira në përditësim.
Ndër to, asnjë nuk është pjesë e kontinentit evropian! Shumica e shteteve janë në Azi dhe Amerikën e Jugut, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Pjesë e listës janë Argjentina, Australia, Bahreini, Kanadaja, Kili, Jordania, Zelanda e Re, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Koreja e Jugut apo Kina.
Kjo e fundit gjithsesi, mbetet ende peng i reciprocitetit. Vetëm nëse Pekini zyrtar pranon certifikatat evropiane, mund të përfitojë nga hyrja lirisht në BE.
Lehtësimet priten edhe për disa vende të tjera, po për shqiptarët nuk ka diskutime ende.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit










