Lajme
BE planifikon të pezullojë lëvizjen pa viza me Rusinë
Këtë vendim ministrat e jashtëm të BE-së planifikojnë ta marrin në një takim dy-ditor në Pragë që fillon të martën.
Bashkimi Evropian po planifikon ta mbështesë pezullimin e Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave të BE-së me Rusinë, për të kufizuar numrin e vizave të lëshuara për rusët.
Këtë vendim ministrat e jashtëm të BE-së planifikojnë ta marrin në një takim dyditor në Pragë që fillon të martën, raporton Financial Times, përcjell Albinfo.ch.
Një zyrtar i BE-së tha se është e papërshtatshme që turistët rusë, të ecin në qytetet tona. “Ne duhet t’i dërgojmë një sinjal popullatës ruse se kjo luftë është e papranueshme”, tha ai.
Plani për të pezulluar marrëveshjen e 2007-së kërkon fundin e trajtimit preferencial për rusët kur aplikojnë për të gjitha vizat e BE-së.
“Jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe kjo kërkon hapa të jashtëzakonshëm. Ne duam të shkojmë më tej se pezullimi i lehtësirave të vizave”, tha një zyrtar i lartë evropian.
Finlanda, Polonia dhe shtetet baltike në kufi me Rusinë kanë thënë se janë të përgatitur të ndalojnë rusët të hyjnë në territorin e tyre me viza turistike, duke përmendur përjashtimet e sigurisë kombëtare nga marrëveshja e Shengenit.
“Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje e përbashkët evropiane se si të kufizohet ndjeshëm fluksi i turistëve rusë në Evropë”, tha ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit












