Lajme
BE refuzon ‘pasaportat e arta’ për rusët e bjellorusët
Vendimi vjen pas vendosjes së sanksioneve
Komisioni Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të tërheqin shtetësinë e BE-së, përmes skemës së ”pasaportave të arta”, që u jepen individëve rusë dhe bjellorusë nën sanksione.
”Rusët dhe bjellorusët nën sanksione dhe ata që mbështesin luftën e Putinit nuk mund të blejnë rrugën e tyre drejt BE-së”, tha në një deklaratë komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.
Bashkimi Evropian miratoi sanksione masive ekonomike që synojnë oligarkët, politikanët dhe liderët e biznesit në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, përfshirë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve në BE, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Një person mund të marrë nënshtetësinë e një vendi të BE-së në këmbim të investimeve të rëndësishme.
Skemat e qëndrimit të investitorëve lejojnë një individ të marrë një leje qëndrimi për një vend të BE-së në këmbim të investimit ose pagesës.
Ekzekutivi i BE-së po u kërkon qeverive të BE-së që t’i japin fund të dyja politikave.
Komisioneri i Drejtësisë i BE-së Didier Reynders tha në një deklaratë se skemat e investimeve paraqesin rreziqe serioze të sigurisë dhe hapin “derën për korrupsionin, pastrimin e parave dhe shmangien e taksave”.
Komisioni ka nisur tashmë procedurat ligjore kundër Maltës dhe Qipros për ofrimin e skemave të tilla.
Ekzekutivi i BE-së u bëri thirrje gjithashtu vendeve anëtare të BE-së të pezullojnë çështjen e lejeve të qëndrimit sipas skemave të investimeve për të gjithë shtetasit rusë dhe bjellorusë, pavarësisht nëse ata janë subjekt i sanksioneve.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë Në pranverën e vitit 2022, ata u përpoqën të merrnin një kontejner me gjysmë ton kokainë... -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në











