Lajme
BE-ja rrit monitorimin e TikTok-ut përpara votimeve në Rumani
Komisioni Evropian tha sot se ka rritur monitorimin e tij ndaj TikTok në kontekstin e zgjedhjeve në Rumani – pasi mori informacione për ndërhyrje të mundshme ruse.
Autoritetet rumune pretenduan se ka pasur ndërhyrje ruse dhe një “trajtim preferencial” të kandidatit presidencial të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, nga TikTok – një pretendim që rrjeti social e ka mohuar.
“Pa komentuar ndonjë shkelje të mundshme të rregullave nga platforma – Komisioni Evropian i ka kërkuar TikTok-ut të ngrijë dhe të ruajë të dhënat në lidhje me rreziqet aktuale apo të parashikueshme sistemike – që shërbimi i tij mund të paraqesë në proceset zgjedhore dhe diskursin qytetar në BE”, thuhet në një deklaratë.
Komisioni Evropian vepron si mbikëqyrësi digjital i BE-së, sipas Rregullores së Shërbimeve Digjitale (DSA), e cila hyri plotësisht në fuqi më 17 shkurt.
“TikTok gjithashtu duhet të ruajë dokumentet dhe informacionin e brendshëm – në lidhje me hartimin dhe funksionimin e sistemeve të tij të rekomandimeve”, tha Komisioni.
“Platformës i është thënë gjithashtu të ruajë informacione mbi mënyrën se si trajton rrezikun e “manipulimit të qëllimshëm”, thuhet në deklaratën e Komisionit.
Rumania do të zhvillojë balotazhin e saj presidencial të dielën, një votim kyç për anëtarët e BE-së dhe NATO-s në kufi me Ukrainën.
Diskursi nacionalist i Georgescu-t i mbushur me misticizëm – ka goditur në shenjë në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku videot e tij janë parë miliona herë.
Georgescu, një ish-nëpunës i lartë civil, tronditi vendin e Evropës Lindore kur ai kryesoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













