Lajme
BE tani importon më shumë gaz nga SHBA-ja se sa nga Rusia
Reduktimi i importit të gazit rus nga Evropa ka krijuar histori, duke bërë që për herë të parë Bashkimi Evropian të importojë më shumë gaz nga SHBA-ja se sa nga Rusia.
Kështu deklaroi për mediat ndërkombëtare Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, transmeton Albinfo.ch.
“Rënia e ofertës ruse kërkon përpjekje për të ulur kërkesën e BE-së dhe për t’u përgatitur për një dimër të ashpër”, theksoi ai.
Linjat e gazsjellësit “Nord Stream” do të mbyllen nga 11 deri më 21 korrik, tha operatori, duke deklaruar se ndërprerja është për shkak të mirëmbajtjes.
“Nga 11 deri më 21 korrik 2022, kompania ‘Nord Stream Ag’ do të kryejë një mbyllje të përkohshme të të dy tubacioneve të ‘Nord Stream’ për të kryer punët e planifikuara të mirëmbajtjes, duke përfshirë testet e komponentëve mekanikë dhe sistemeve të automatizimit për të siguruar funksionimin efektiv, të sigurt dhe të besueshëm të gazsjellësit”, bëhet e ditur nga ”Nord Stream Ag”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











