Integrimi
“Be The One” e Dua Lipës, kënga e ditës në radion zvicerane
Këngëtarja shqiptare që jeton në Britani, Dua Lipa gjithnjë e më shumë është e pranishme në arenën ndërkombëtare. 19 vjeçarja nga Prishtina është komentuar se po ndjek hapat e Rita Ora-s, dhe shumë shpejt ajo pritet të shpërthejë në mbarë botën.
Pas suksesit më këngën “Neë Love”, Dua Lipa muaj më parë ka publikuar edhe këngën më të re që titullohet “Be The One”.
Kënga e saj po pritet jashtëzakonisht mirë, madje në radion sfr3, të mërkurën është zgjedhur edhe kënga e ditës.
“Nga njëherë vjen pa paralajmërim një këngë, dhe tregon se si është një këngëtare perfekt. Një e tillë tashmë është”, shkruan për Dua Lipën, faqja e radios sfr 3, përcjell “albinfo.ch”.
Lëvdata të mëdha për këtë këngë, Dua ka marr edhe nga vacktum.de e cila këngëtaren shqiptare e konsideron si prurja më e re në tregun e muzikës për këtë vit.
“Ajo është vetëm 19 vjeçare nga Britania por më origjinë nga Kosova. Është prurja më e re e vitit dhe një këngëtare e preferuar për ne”.
Dua, ka mbajtur këto ditë edhe një koncert në Berlin, ku ka mbetur e befasuar se si publiku i ka kënduar këngët e saj.
“Momenti më i pabesueshëm në jetën time”, ka shkruar Lipa në llogarinë e saj në Facebook, transmeton “albinfo.ch”.
Kënga “Be the One” është punuar dhe prodhuar nga Nicole Nodland dhe kënga është pjesë e albumit të saj të parë i cili pritet të lansohet në vitin 2016.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih















