Ukraina
BE u kërkon vendeve anëtare që t’i japin Ukrainës armë shpejt
Presidentja e Komisionit Evropian u ka kërkuar vendeve anëtare që të furnizojnë Ukrainën me sisteme armësh “shpejt” dhe sugjeroi që një raund tjetër i sanksioneve të BE-së mund të synojë Sberbank-un e fuqishëm të Rusisë dhe të përfshijë një embargo ndaj naftës ruse.
“Kjo vlen për të gjitha vendet anëtare: ata që munden, duhet të dërgojnë armë shpejt, sepse vetëm në këtë mënyrë Ukraina mund të mbijetojë në betejën e saj akute mbrojtëse kundër Rusisë”, tha Ursula von der Leyen për gazetën gjermane Bild, përcjell albinfo.ch.
Disa vende evropiane duket se po lëkunden për eksportin e armëve të rënda, si tanke apo avionë luftarakë, mes shqetësimeve se një veprim i tillë mund ta përshkallëzojë zyrtarisht luftën në Ukrainë në një konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s.
Von der Leyen u kërkoi udhëheqësve evropianë të mos vonojnë vendimet për dallimet në kategori.
“Unë nuk bëj dallim midis armëve të rënda dhe të lehta”, tha ajo.
“Ukraina duhet të marrë gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe atë që mund të përballojë”, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert Promovohet libri “Unë, bija jote, Atdhe” i autores Amina Nuraj, shqiptare nga Sanxhaku. Pas promovimit vjen... -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Zvicër
-
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? Saunat po përjetojnë një rritje të madhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku po hapen shumë objekte të... -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër













