Futboll
Befasia e Shqipërisë për Euro 2024 ka luajtur në Zvicër
Më herët, Berisha ka qenë me të rinjtë e Leçes, ndërsa është zhvilluar edhe tek Young Boys në Zvicër
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho publikoi sot listën e gjerë me 27 futbollistë për Euro 2024.
Në listën paraprake u vunë re disa mungesa të rëndësishme sidomos në repartin e sulmit, ku mungojnë Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Arbnor Muja, por edhe Keidi Bare.
Por përveç mungesave të rëndësishme, në listë ra në sy edhe një afrim i ri, transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për mesfushorin Medon Berisha i cili është thirrur për herë të parë në Kombëtare.
Mesfushori 20-vjeçar është në garë për një vend në Euro 2024 në Shqipëri, por nuk do të jetë e lehtë.
Berisha luan për Lecce në Serie A, atje ku aktivizohet edhe mesfushori tjetër shqiptar Ylber Ramadani.
Në këtë edicion, Berisha ka gjashtë paraqitje në kampionatin italian. Më herët, Berisha ka qenë me të rinjtë e Leçes, ndërsa është zhvilluar edhe tek Young Boys në Zvicër.
Medon Berisha ka qenë së fundmi kapiten i U21 të Shqipërisë. Më herët ai ka luajtur për Kosovën U21 dhe gjithashtu për Shqipërinë U20 dhe U19.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












