Lifestyle
Behrami dhe Lara mendojnë të kalojnë jetën në Lugano; “në futboll gjithçka përfundon shpejt”
Të dy janë rritur në Tessin - tashmë mbretëresha e shpejtësisë Lara Gut dhe ylli shqiptar i futbollit Valon Behrami planifikojnë një vend të përbashkët në Lugano, shkruan blick.ch.
Valon Behrami (33) erdhi me familjen e tij nga Mitrovica në Stabio në moshën katër vjeçare. Në Tessin ai filloi karrierën e tij si futbollist, ku nga 2002 deri 2003 luante për FC Lugano. Pas konkursit të klubit filloi 78 herë përfaqësuesi i kombëtares helvete odisenë europiane – Genoa, Verona, Lazio Roma, West Ham, Fiorentina, Napoli, Hamburger SV, Watford, Udinese. Megjithatë baza e vendlindjes së tij mbetet Tessini.
E dashura e tij, Lara, ka ardhur në jetë në Lugano, është rritur në Comano, verilindje të Luganos, përcjell albinfo.ch.
“Ishte çdoherë plani im që pas karrierës të kthehem në Lugano. Tani me Larën, mund të them me siguri të plotë, që do kthehem në Lugano për të vijuar jetën,” tha ai për «Corriere del Ticino». Kontrata e Behramit me Udinezen përfundon në 2019.
“Në futboll gjithçka përfundon shpejt”
Në pyetjen nëse ai do vesh fanellën e FC Lugano, Behrami përgjigjet: “FC Lugano në fakt nuk është pjesë e jetës sime sportive. Nuk dua të kthehem si lojtar. Mbase në ndonjë funksion tjetër. Por në futboll gjithçka përfundon shpejt.”
Në anën tjetër sesa Lara është e dashuruar me vendlindjen, tregon një foto nga San Salvatore, ku në prapaskenë është Lugano, Monte Brè dhe liqeni. Ajo rreth kësaj foto shkruan: «Lugano – Zvicër – Atdheu».
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen
Jeta në Zvicër
-
Ku janë restorantet ‘më të mira’ në Zvicër? Zvicra është shtëpia e disa restoranteve më të mira, shumë prej të cilave kanë fituar yjet...
-
Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar, paralajmëron FMN
-
Trafiku i dendur edhe sot, bllokohen autostradat zvicerane
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen