Sport
Behrami: Është zgjedhje personale e secilit
Futbollisti kosovar, Valon Behrami është shprehur krenar që luan për Zvicrën, por është i lumtur me pranimin e Kosovës në UEFA
Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy të pavlefshme, Kosova u bë anëtarja e 55-të në UEFA dhe pritet që pas pak ditësh të pranohet edhe në FIFA. Në Zvicër çështja kryesore është nëse Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami do të vazhdojnë të luajnë për helvetikët, apo do të luajnë për Kosovën.
Në një intervistë për “Tribuna de Geneve”, Behrami është shprehur i lumtur me pranimin e Kosovës. “Është e bukur. Është një ndjenjë e bukur të dëgjosh, pas të gjithë asaj që kanë kaluar në luftë dhe sakrificës së madhe. Ky është hapi i parë, derisa më vonë presim pranimin në Kombet e Bashkuara dhe FIFA”, ka thënë Behrami, përcjell albinfo.ch.
A do të thotë kjo se shumë shpejt do të ketë zgjedhje mes Zvicrës dhe Kosovës? “Për mua është çështje personale. Nuk e di nëse do të jem në nivelet ndërkombëtare pas Evropianit këtë verë. Për të tjerët është zgjedhje personale dhe nuk dua të ndërhyj. Sidomos tani, para Evropianit”, ka shtuar mesfushori kosovar.
Behrami është i lodhur që disa nuk e konsiderojnë si zviceran të vërtetë, pasi ai dhe familja e tij është nga Ballkani, edhe pse është një pakicë prej tyre. “Unë do të luaj me Zvicrën në ‘Euro 2016’. Ky është qëllimi im i vitit. Do të luftoj kundër këtij mentaliteti”, theksoi ndër të tjera, futbollisti nga Kosova, i cili luan në Watford të Anglisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar















