Sport
Behrami: Nëse shënoj, do të festoj
“Festimi i një goli është pjesë e ndeshjes. Nëse do t’i shënoja Shqipërisë sigurisht që do të festoja. Për këtë nuk ka dyshime, sepse unë sa herë shënoj dua të festoj", deklaroi Behrami
Valon Behrami edhe një herë ka përsëritur se është krenar që luan për Zvicrën, derisa në një intervistë për “The Guardian”, ai ka folur edhe për Kosovën dhe Shqipërinë. Madje, është shprehur se do të festojë nëse shënon ndaj Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
“Unë jam shumë i lumtur që do të përfaqësoj Zvicrën dhe ngjyrat e këtij flamuri në Evropian. Do të luftoj për këtë vend, i cili i ka dhënë gjithçka familjes time. Shpresoj të bëjmë një Evropian sa më të mirë dhe të shkojmë larg”, është shprehur Behrami.
Ai foli për takimin e parë të Evropianit ndaj Shqipërisë. “Festimi i një goli është pjesë e ndeshjes. Nëse do t’i shënoja Shqipërisë sigurisht që do të festoja. Për këtë nuk ka dyshime, sepse unë sa herë shënoj dua të festoj. Unë e dua shumë futbollin dhe kjo lojë është kënaqësi. Sigurisht që është një ndeshje delikate dhe duhet të dimë të menaxhojmë mjaft mirë aspektin psikologjik”, vazhdoi ai.
Behrami bëri të qartë edhe një herë se nuk e ka ndërmend t’i bashkohet Kosovës. “Unë e kam vendosur që do të luaj vetëm për një ekip kombëtar gjatë gjithë karrierës time”, tha Behrami duke dhënë një mesazh të qartë për Kosovën.
E-Diaspora
-
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica Në zgjedhjet komunale që u mbajtën të dielën, më 8 mars 2026, dy kandidatë me prejardhje... -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë -
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët Kjo nuk është hera e parë që SEM ka pezulluar vendimet për azil. "SEM i përshtat... -
Rreth 2,700 zviceranë të regjistruar për kthim nga Lindja e Mesme -
16-vjeçari ikën me makinë, humbet kontrollin dhe mbyt një grua -
Parlamenti miraton fondet për viktimat në Crans-Montana -
Kë do ta kandidojë FDP në raundin e dytë për kryebashkiak, pas humbjes së Avdilit













