Lajme
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica
Në zgjedhjet komunale që u mbajtën të dielën, më 8 mars 2026, dy kandidatë me prejardhje shqiptare kanë arritur të fitojnë një vend në Asamblenë e qytetit të Lozanës. Nga pesë kandidatë që ishin në garë, mandatin e fituan Musa Kamenica dhe Tora Vlora, të dy nga Partia Socialiste, shkruan albinfo.ch.
Musa Kamenica siguroi mandatin e tij të tretë në parlamentin e qytetit, duke marrë 7’869 vota, ndërsa Vlora Tora u zgjodh për herë të parë me 7’352 vota.
Aktualisht, Musa Kamenica vazhdon të ushtrojë edhe funksionin e kryetarit të Parlamentit të qytetit të Lozanës, një detyrë që do ta mbajë deri në qershor të vitit 2026.
Sa i përket rezultateve të përgjithshme të partive politike në Asamblenë komunale, Partia Socialiste ka pësuar një rënie, duke humbur tre vende, nga 29 në 26 ulëse.
Ndërkohë, Partia Liberal-Radikale (PLR) ka fituar dy vende, duke kaluar nga 21 në 23 ulëse.
Një humbje të konsiderueshme kanë pësuar Të Gjelbrit, të cilët kanë humbur nëntë vende, duke rënë nga 24 në 15 ulëse në parlamentin komunal.
Në anën tjetër, Ensemble à Gauche (E majta e përbashkët) ka shënuar një rritje të ndjeshme, duke fituar gjashtë vende, nga 13 në 19 ulëse.
Edhe UDC/SVP ka përmirësuar pozicionin e saj, duke fituar tre vende, nga 7 në 10 ulëse.
Ndërsa Të Gjelbrit Liberalë dhe Qendra (Les Verts Libéraux dhe Le Centre) kanë shtuar përfaqësimin e tyre me dy vende, duke kaluar nga 5 në 7 ulëse në Asamblenë e qytetit të Lozanës.
Sa i përket garës për Ekzekutivin e qytetit të Lozanës, asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të sigurojë shumicën absolute në raundin e parë. Për këtë arsye, të gjithë kandidatët do të shkojnë në balotazh në raundin e dytë, i cili do të mbahet më 29 mars 2026.
Rezultatet përfundimtare të këtij raundi pritet të përcaktojnë përbërjen e re të ekzekutivit dhe drejtimin politik të qytetit të Lozanës për mandatin e ardhshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes Një helikopter shpëtimi e transportoi fëmijën me helikopter në spital ndërsa utoambulancat transportuan të rriturit... -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Bischofsheim pranë Wiesbaden-it
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet zvicerane duan të zvogëlojnë varësinë nga Microsoft Qeveria zvicerane synon të largohet gradualisht nga varësia nga produktet e Microsoft, sipas gazetës NZZ am... -
Çfarë do të thotë saktësisht fjala “Prodhuar në Zvicër”? -
Fermat alpine zvicerane ankohen për mungesë stafi -
Shkencëtarët do të shkaktojnë tërmete artificiale në Ticino -
Komuniteti zviceran jashtë vendit u rrit me 1.4 për qind në vitin 2025













