Kosova
Bekim Jashari përkujton 24 vjetorin e triumfit të dytë të familjes Jashari
Jashari: Familja Jashari bëri rezistencë 45 minuta dhe zmbrapsi forcat elitare serbe
Sot, djali i Heroit të kombit Hamëz Jashari, Bekim Jashari, së bashku me U.d Kryetarin e OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, kryetarin e OVL-UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati, invalid e veteran të UÇK-së, asambleistë të listës së pavarur, bashkëpunëtorë e qytetarë, në shënim të 24 vjetorit të triumfit të dytë të familjes Jashari kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast Bekim Jashari para të pranishmëve tha: 24 vite me parë, në mëngjesin e 22 janarit, pushtuesi serb në menyrë tinëzare ia mësyu edhe një herë familjes Jashari, me qëllim të arrestimit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, babushit Hamëzes dhe anëtarëve tjerë të familjes.
Rezistencën e bëri gjyshi me djemtë e ri të familjes, Fitimin 17 vjeçar, Besimin 16, Kushtrimin e Igballin 14 si dhe Blerimin 13 vjeçar.
Babushi Hamëza nga shtëpia bashkë me gratë, vajzat dhe femijët tjerë, ku pas 45 minuta luftimesh, arritën që të zbrapsnin pushtuesin serb duke lënë të plagosur shumë polic serb,
Përveq dëmeve të shumta materiale, duke ndihmuar babushin Hamëzen, mbetën të plagosura Selvetja dhe Iliriana.
Me të dëgjuar të shtënat, kthehet në shtëpi edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, i cili në mëngjesin e sulmit nuk kishte qenë në shtëpi.
Pas këtij sulmi familja vazhdoj jetën duke pritur beteja të radhës.
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, lavdi të gjithë të rënëve për Lirinë që sot po e gëzojmë, tha në fjalimin e tij Bekim Jashari.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













