Lajme
Belgjika do të rihapë bizneset më 8 qershor, kufijtë më 15 qershor
Belgjika do të lejojë që të gjitha bizneset të rihapen më 8 qershor, përfshirë kafenetë dhe baret, pas mbylljes së saj për të luftuar koronavirusin, tha kryeministrja Sophie Wilmes të mërkurën, megjithëse masat distancuese sociale do të mbesin.
Ajo tha se Belgjika, në mesin e vendeve evropiane të goditura më rëndë nga pandemia COVID-19, por tani duke parë një rënie të konsiderueshme në nivelin e infeksionit do të rihapë kufijtë e saj për të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian më 15 qershor, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch.
“Nga 8 qershori gjithçka do të lejohet, me përjashtime”, tha Wilmes një konferencë shtypi.
“Virusi është ende midis nesh, ai është akoma duke marrë viktima dhe ka të ngjarë të marrë më shumë, nëse nuk jemi vigjilentë,” shtoi ajo, duke thënë se tubimet e mëdha do të mbeten të ndaluara deri më 31 gusht.
Klubet e natës gjithashtu nuk mund të hapen para fundit të gusht. Wilmes tha se aktivitetet kulturore do të vazhdojnë pa spektatorë deri në 1 korrik, kurse kinematë dhe hapësirat e tjera kulturore mund të hapen me një maksimum prej 200 personash, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen











