Bota
Belgjika, para rokadës politike
Në Belgjikë do të ndryshohet kreu i qeverisë së tanishme në detyrë: Michel do të marrë postin e Donald Tuskut, ndërsa në vend të tij do të emërohet ministrja Sophie Wilmès, si ushtruese e detyrës së kryeministres
Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka kumtuar në Bruksel se ka mbetur vetëm që politikania frëngjishtfolëse të betohet para mbretit Philippe dhe më pas mund të marrë postin që ai ushtron tani. Michel do të largohet më së largu në fillim të nëntorit nga posti i tij i tanishëm i kryeministrit dhe më 1 dhjetor do të emërohet si kryetar i Këshillit në Bashkimin Evropian, në vend të polakut Donald Tusk.
Charles Michelin në postin e kryeministrit do ta zëvendësojë 44-vjeçarja Wilmès, e cila deri tani ka qenë ministre në qeverinë e tij, e ngarkuar ndër tjerash edhe me çështjen e buxhetit. Michel është nominuar si pasardhës i Tuskut, në takimin e presidentëve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të BE-së, të mbajtur në fillim të korrikut. Në këtë samit është nominuar edhe politikania gjermane Ursula von der Leyen, si pasardhëse e Junckerit në postin e Komisioneres së BE-së.
Belgjika është një vend i përçarë politikisht dhe konsiderohet si një vend i vështirë për qeverisje. Prej dhjetorit të vitit 2018 ky vend ka një qeveri në detyrë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në maj të këtij viti, ekstremistët e djathtë janë forcuar politikisht. Ndërkohë që partitë tradicionale kanë humbur vota. Njëkohësisht është forcuar edhe përçarja mes banorëve flamandë dhe francezë në Valoni. Pjesa flamande është zhvendosur në krahun e djathtë politik më shumë, ndërsa ajo frankofone në të majtën. Të gjitha negociatat për krijimin e një qeverie stabile pas zgjedhjeve kanë dështuar deri tani.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë











