Kosova
Pse diaspora shihet si vegël e partive në Kosovë
PËRVEÇ ROLITTË RËNDËSISHËM EKONOMIK QË LUAN DIASPORA ME REMITENCAT E DËRGUARA, SHPESHHERË BËHET EDHE TOP-TEMË E DEBATIT NË RRAFSHIN POLITIK.
Partitë politike të Kosovës, me mjeshtëri mundohen të arrijnë qëllimet e tyre, duke e vënë në fokus diasporën, e që kjo e fundit, në fakt është shtylla më e pastër ekonomike që i dhuron shumë Kosovës, pa asnjë kompensim, apo interes kthimi, shkruan albinfo.ch.
Por pse vetëm në kohë të caktuara bëhet e rëndësishme diaspora për partitë politike të Kosovës dhe më pas mbetet nën hijen e të ardhurave të tyre.
Deri më tani, në institucionet e Kosovës, ka munguar vullneti politik për të integruar diasporën në politikëbërjen ditore dhe shtetërore të Kosovës.
Pavarësisht që mërgimtarët tanë po shquhen me shkollimin e tyre në universitet më të njohura të botës, për aftësitë, etikën dhe profesionalizmin në gjitha fushat, përfshirë edhe politikën, për çudi, partitë politike të Kosovës vetëm në prag të zgjedhjeve vinë me premtime të ndryshme për diasporën, për lehtësimet e procedurave të hyrjes, për një Ministri dhe ministër të Diasporës, e që këto të gjitha, me kalimin e kohës mbesin nën hije, për të gjitha partitë politike, pa dallim.
Në fakt, edhe pa premtime të tilla, Diaspora është ambasadori më i mirë i mundshëm, për imazhin e Kosovës, që e ka ndihmuar në vazhdimësi, në të gjitha aspektet, duke luajtur rol shumë aktiv edhe në jetën politike dhe atë ekonomike në vendin e tyre të origjinës, por edhe në vendet ku ata banojnë.
Një dukuri që ne shohim në prag të zgjedhjeve është edhe thirrja nga partitë politike për anëtarësimin e mërgimtarëve, për të kandiduar për deputet në radhët e saj, kjo sepse do të sjell disa vota nga mërgimi dhe jo inkuadrimi direkt i tyre në vendimmarrjen politike, shkruan tutje albinfo.ch.
Mërgimtari shqiptar, lobisti Binak Sylaj, i lindur në Deçan, me një veprimtari të pasur në Zvicër, tregon për albinfo.ch se para një kohë (në prag të zgjedhjeve) ka marrë dy oferta të ndryshme, nga dy parti të Kosovës, për t’u bërë pjesë e tyre dhe kandidat për deputet, në zgjedhjet e vitit 2021.
Në një përgjigje të tij publike, shprehet se si është e mundur, se ne (diaspora) qenkemi kaq të dobishëm vetëm atëherë kur ju duhen votat, në kohën e zgjedhjeve?!
“Me gjithë respektin që kam për këta njerëz, më duhet të them se kontributi ynë për Kosovën ishte dhe do të jetë gjithmonë prezent. Vlerësoj shumë njerëzit, të cilët na njohin kontributin dhe përkushtimin tonë në çdo kohë. Jo, vetëm në kohën e zgjedhjeve. Ne mund të kontribuojmë për vendin kurdoherë. Si është e mundur, që ne qenkemi të dobishëm vetëm atëherë kur ju duhet vota? E bukura e gjithë kësaj është se unë do të jap gjithmonë atë që mundem për Kosovën, pavarësisht a vlerësohet apo jo dhe pa qenë domosdoshmërisht në ndonjë subjekt politik”.
Vitet e fundit, diaspora ka pasur rol të rëndësishëm me votat e saj në vendlindje dhe ishte përcaktuese e rezultatit në zgjedhjet qendrore të vitit 2019, ku dallimi ndërmjet fitueses së zgjedhjeve në atë kohë, Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që doli e dyta ishte vetëm 14,485 vota. Dhe, numri më i madh i votave të diasporës në këto zgjedhje ishin për Vetëvendosjen, duke e renditur si partinë e parë.
Njëjtë edhe në vitin 2021, në zgjedhjet qendrore të Kosovës, diaspora ishte shumë aktive në votimet e tyre, duke qenë shpesh përcaktuese finale e zgjedhjeve.
Prandaj, përfshirja e diasporës në përfaqësimin politik të jashtëm të Kosovës është e rëndësishme për përmirësimin e imazhit të Kosovës jashtë vendit, i cili është në pozicion jo të mirë ndërkombëtar dhe nuk është sa duhet në vëmendjen e partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë.
Por, e gjithë thirrja politike e partive kosovare për diasporën, vetëm në kohë zgjedhjesh, është e pavend, sepse lë përshtypjen e përdorimit të saj si burim votash për qëllimet e tyre politike.
Artikull nga Revista – Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis Sipas raporteve, kishte një problem teknik që lidhej me një instalim në njërën nga karvanet... -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi













