Lajme
Belgjika vendos për 4 ditë pune në javë
Pas javësh të tëra diskutime, Belgjika u bë vendi më i fundit që lejon javën me 4 ditë punë.
Qeveria belge deklaroi se punonjësit e këtij shteti tashmë mund t’u kërkojnë pronarëve të punojnë 4 ditë në javë pa humbur asnjë qindarkë nga paga e tyre.
Ligji i ri belg lejon punonjësit të punojnë ditë më të gjata gjatë javës, që i lejon ata të kenë një fundjavë 3-ditore.
Pronarët kanë mundësi ta refuzojnë këtë kërkesë vetëm nëse kanë një arsyeje mjaft të mirë për ta bërë këtë.
Që duhet ta shoqërojnë me një letër formale adresuar shtetit belg.
Belgjika e ka konsideruar këtë ide që prej tetorit, në fillim si pasojë e pandemisë e më pas për të parë nëse kjo iniciativë do të sillte rezultate pozitive.
Sipas ligjit të ri, punonjësit mund të punojnë një maksimum prej 9.5-10 orësh në ditë.
Belgjika nuk është shteti i parë që e provon javën me 4 ditë.
Prestigjozja Forbes ka bërë një listë të vendeve të cilat kanë vënë në punë këtë model të ri vitet e fundit.
Islanda e testoi idenë e javës së punës me 36 orë me sukses nga viti 2015-2019 dhe tashmë me shumë se 85% e punonjëse po zgjedhin këtë opsion.
Skocia është një tjetër shtet që ka eksperimentuar me javën 4-ditore. Punonjësit atje do të përfitojnë nga një ulje e orëve të punës me 20% pa humbur asgjë nga rroga e tyre.
Spanja ka deklaruar se do të nisë të testojë javën me 4 ditë apo me 32 orë për 3 vitet në vazhdim. Ky program pilot do të jetë i ngjashëm me atë të shtetit skocez, transmeton Euronews.
Japonia po ndjek hapat e Spanjës në këtë drejtim. Ky shtet po e konsideron këtë opsion duke marr parasysh që japonezët kanë një reputacion të të punuarit për orë të gjata dhe shpesh herë pa marrë as pushime vjetore – gjë që i bën ata të ngjashëm me punonjësit amerikanë. Në fakt, Japonia është shteti që ka një nga normat më të larta të vdekjes si pasojë e orëve të gjata të punës. Japonezët kanë edhe një term për këtë fenomen duke e quajtur atë karōshi.
Kompania Microsoft Japan e ka testuar modelin me 4 ditë në vitin 2019, duke deklaruar rezultate pozitive ku më shumë se 40% e punonjësve thanë se ishin më të lumtur dhe më produktivë.
Emiratet e Bashkuara ishin shteti i parë në vitin 2022 i cili adoptojë javën me 4 ditë e gjysëm punë. Të gjithë instituticionet publike në këtë shtet do të nisin të punojnë 4 ditë në javë, me fundjava që e nisin të premten në mesditë dhe përfundojnë deri të dielën. Orari i punës në këtë shtet nis në 7:30 në mëngjes deri në 3:30 pasdite të hënë-të enjte dhe 7:30-12:00 ditën e premte.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane Air Canada ka humbur një apel gjyqësor kundër një gjobe prej 144,000 CHF për transportimin e... -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen











